11:41 / E Shtunë, 25 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Batatina për ndeshjen e Kosovës: Duhet ta mbështesim Kombëtaren, rezistenca jonë në kohën e okupimit ishte futbolli

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka reaguar në lidhje me ndeshjen që do ta zhvillojë Kosova sot kundër Izraelit nga ora 18:00.

Ai ka thënë se të gjithë duhet ta mbështesim kombëtaren pasi rezistenca jonë në kohën e okupimit ishte pikërisht futbolli.

‘’Rruga e shtet ndërtimit ka filluar me vite dhe jo sot. Shumë sakrificë, mund, djersë dhe shumë njerëz humbën gjithçka që patën për këtë rini dhe këtë Kombëtare andaj duhet të gjithë ta respektojnë dhe ta mbështesin Kombëtaren tonë sepse rezistenca jonë në kohën e okupimit ishte sporti dhe pikërisht futbolli’’.

Postimi i plotë:

 Sot ju dëshirojmë suksese djelmoshave tanë në rrugën drejt kualifikimit sepse ky është misioni i nisur për Kombëtaren tonë në këtë Evropian.

Rruga e shtetndërtimit ka filluar me vite dhe jo sot. Shumë sakrificë, mund, djersë dhe shumë njerëz humbën gjithçka që patën për këtë rini dhe këtë Kombëtare andaj duhet të gjithë ta respektojnë dhe ta mbështesin Kombëtaren tonë sepse rezistenca jonë në kohën e okupimit ishte sporti dhe pikërisht futbolli.

Lirinë që po e jetojmë nuk e sollët ju por ishte një rrugë e gjatë deri këtu, prandaj duhet ta vlerësojmë sakrificën shumë vjeçare dhe nuk mundet të prishet asgjë çka është ndërtuar me mund, djersë, sakrificë dhe vetëmohim por duhet reflektim pozitiv sepse sakrifica e atyre që bën me vite për të ndertuar një Kombëtare të fortë dhe të mirë e cila nuk mund të prishet për një orë e as një ditë sepse ishte rrugëtim i gjatë dhe sakrificë për të arritur deri këtu ku jemi sot.

Duhet të gjithë të krenohemi me të arriturat, zhvillimin dhe ngritjen e futbollit tonë në këto nivele dhe kjo ishte fal punës së mirë organizative të FFK-së, së bashku me donatorët dhe klubet.

Sakrifica për shumë vite në futboll ishte një mbështetje për rininë tonë që mos të ikin nga ky vend por të solidarizohen me vendin ku kanë lindur dhe ku jetojnë dhe të kenë tretman të dinjitetshëm.

Rinia jonë ka nevojë për mbështetje dhe investim që mos të mbetet vendi shkret pa rini andaj të gjithë të reflektojmë pozitivisht për vendin dhe shoqërinë tonë, gjithmonë me futbollin dhe për futbollin dhe Kombtarën tonë ku me mund dhe djersë.

Sot presim paraqitje dinjitoze dhe fitore drejt objektivit tonë të përbashkët.

Forca Kosova jemi me ju deri në vdekje