Batatina përkrah Ballkanin në ndeshjen kundër Shkupit

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani sot luan ndeshjen e parë kundër Shkupit, e vlefshme për fazën e ‘play-off’-it të kualifikimeve për Konferencë Ligë.
Në mbështetje të klubit nga Suhareka, ka dal edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, shkruan IndeksOnline.
”Forca Ballkani
Nuk ka rëndësi rivaliteti mes nesh, ne jemi në mbështetjen e juaj sepse ju përfaqesoni futbollin kosovar”, ka shkruar Batatina në Facebook.
Skuadra e cila do të ketë rezultat më të mirë në dy ndeshje do të kualifikohet në fazën e grupeve të Konferenc Ligës.
Dy klubet shqiptare do të luajnë sot prej orës 21:00 në stadiumin “National Arena” në Shkup./IndeksOnline/