Batatina: Po pengohemi të investojmë aty ku duhet
Parlamenti i Kosovës nuk e kaloi ligjin për sponzorizimin e sporteve.
Kjo ka bërë që shumë personalitete të lidhura me sportin të reagojnë duke kundërshtuar një vendim të tillë.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se po pengohet investimi aty ku duhet.
Ky është reagimi i tij:
Reagim për mos miratimin e Ligjit për sponzorizim
Kënd po e pengon ligji për sponzorizim, pse nuk u miratua ligji sot në kuvend? Për çka po mburret Kosova? Me fabrika, me prodhim apo me korrupsion!!!
Pse po pengohemi aty ku duhet të investojmë, të mbajmë gjallë këta të rinj,?
A duhet të mos përkrahemi dhe mbështetemi ne që financojmë në sport apo duhet lënë rininë dhe talentët rrugëve?
E di se nuk kemi një njeri si Legjenda, Fadil Vokrri, por në krye dhe me pozita të zëna në futbollin e Kosovës, i kemi njerëzit që punojnë për interesa personale.
Pse futbolli ynë duhet të jetë vegël e dikujt, kurse dikush të ndaj kafshatën e bukës për këtë rini.!
A duhet të ngrihemi në protesta ne që udhëheqim dhe financojmë klubet tona sportive?
A duhet që ti thërrasim tifozët të dalin në rrugë dhe nga sporti të dalim në josportivitet?
Marre se kush ka marrë vota dhe ka hyrë në Parlament të Kosovës!!! T.B