75 Mall Live Search
22:35 / E Hënë, 16 Mars 2020 / indeksADMonline

Batatina pranon sfidën e Eminit: Nominon këta trajnerë për ta vazhduar garën

Kampionati në Kosovë mbetet i pezulluar shkak i përhapjes së pandemisë së virusit korona i njohur ndryshe si ‘Covid-19’.

Shumë sportistë në vendin kanë filluar me sfida të ndryshme për të kaluar kohën në karantinë.

“Mos rri, sfidoje Covid 19” është sfida e cila tashmë ka kaluar në duart e trajnerëve. Ftesës së Emin Bajramit i është bashkuar kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili gjithashtu ka nominuar katër trajnerë.

Teksa ka bërë 20 ushtrime për muskujt e barkut, ai më pas ka nominuar kryetrajnerin e Ballkanit, Ismet Munishin, atë të Prishtinës, Armend Dallkun, të Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi dhe atë të Drenicës, Gani Sejdiun.