75 Mall Live Search
12:26 / E Mërkurë, 07 Prill 2021 / Blerim

Batatina: Prishtina kundërshtar i vështirë, do t’i shpërblejmë lojtarët nëse shkojmë në finale

Prishtina – Llapi është çifti gjysmëfinal i Kupës së Kosovës që zhvillohet sot në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina thotë se ekipi ka marrë të gjitha masat dhe është përgatitur maksimalisht për këtë duel.

“Presim një ndeshje të vështirë, sepse Prishtina ka një skuadër shumë solide dhe me të vërtetë ka tregu paraqitje shumë të mira. Ne do të mundohemi dhe do ta japim maksimiumin. Objektivi ynë i vetëm është me marr pjesë në Evropë. Jemi përgatitur maksimalisht, që 4 ditë jemi me lojtarët në hotel. Kemi marrë të gjitha masat në mënyrë profesionale” deklaroi Batatina për Indeksonline.

Kryetrajneri i Llapit bëri të ditur që klubi do t’i shpërblejë futbollistët nëse kalojnë në finale. Prishtina – Llapi zhvillohet sot nga ora 14:00.

/Indeksonline/