75 Mall Live Search
16:58 / E Diele, 07 Prill 2024 / G T

Batatina shpejt e lëshon “bajrakun”, pëson humbje ndaj Dritës

Skuadra e Llapit ka pësuar humbje minimale 0:1 ndaj Dritës në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Superligën e Kosovës.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi Blendi Baftiu në minutën e 43’të, shkruan Indeksonline

Ekipi i Tahir Batatinas tentoi disa herë ta barazonte rezultatin në pjesën e dytë, por nuk e arriti këtë.

Me këtë humbje, Llapi humb pozitën e parë, pasi Ballkani shënoi fitore ndaj Lirisë me rezultatin 2:0.

Klubi nga Suhareka tani shkon në pozitën e parë me 56 pikë, kurse Llapi bie në pozitën e dytë me 54 pikë, aq ka edhe Drita./Indeksonline/