75 Mall Live Search
12:44 / E Hënë, 15 Qershor 2020 / indeksADMonline

Batatina: Si është e mundur që Nuza të jetë gjyqtar i katërt?

Ndeshja Llapi – Drenica është padyshim më e komentuara e kësaj xhiroje në futbollin kosovar.

Drenica fitoi me rezultatin 0:2 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Megjithatë këtë humbje nuk po e pranon assesi skuadra e Llapit, që menjëherë reagoi duke u ankuar në referim. Trajneri Tahir Batatina bashkë me gjithë kryesinë e klubit kanë reaguar fuqishëm, duke hedhur akuza në gjyqtarin kryesor, Besfort Kosumi.

Sipas klubit të Llapit referimi nuk ka qenë aspak në nivel dhe në këtë duel skuadra e tyre është dëmtuar për arsye të “kuptueshme” , gjithnjë sipas tyre.

Para pak çastesh, Tahir Batatina në Sporti të KTV-së theksoi se si mundet që referi më i mirë në Kosovë, Genc Nuza të jetë gjyqtar i katërt në duele të tilla.

“Si mundet Genc Nuza të jetë gjyqtar i katërt, kur ai është gjyqtari më i mirë në Kosovë?”, u shpreh me habi trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

Vlen të thekohet se Genc Nuza është gjyqtari më i mirë në Superligën e Kosovës.