Batatina-Sokoli, 2-0, Llapi ëndërron titullin
Tahir Batatina ka arritur edhe një fitore të madhe me Llapin.
2-0 ishte rezultati i përballjes me skuadrën e Bylbyl Sokolit, Ferizajin.
Januzi e Alidema shënuan në pjesën e parë nga një gol për të marrë 3 pikë të rëndësishme për Llapin.

Me këtë fitore, Llapi kalon në pozitën e dytë me vetëm dy pikë më pak se lideri, Ferronikeli.
Fitorja e llapjanëve garanton fund dramatik të Superligës së Kosovës në luftë për titull./Indeksonline/