16:28 / E Mërkurë, 15 Mars 2023 / Gj. Sh

Batatina ”thumbon” Sokolin pas kualifikimit në gjysmëfinale

Llapi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pasi sot mposhti skuadrën e Malishevës, me rezultat 6-5 pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt mbaroi 2-2.

Pas përfunditmit të ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka gjetur kohë të tallet me trajnerin e Malishevës, Bylbyl Sokolin, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se Sokoli mendon që është trajner i mirë por ka 10 vite që nuk e humb asnjë ndeshje nga ai.

“Dramatike penalltitë, dy trofetë e kaluar i fituam pas penalltive në gjysmëfinale, nëse e humbja ndeshjen nuk isha mërzitë, por isha mërzitë nëse humbi ndaj Bylbyl Sokolit. Kam 10 vite që nuk jam mposhtur nga Bylbyli, një trajner që mendon se është trajner i mirë. Këtu e kisha gjithë problemin, pasi e dija se do ta fitonim ndeshjen dhe isha i bindur”, tha Batatina.

Ai shtoi se synimi i Llapit është të fitoj titullin e tretë radhazi të Kupës së Kosovës, dhe dëshiron që në gjysmëfinale të takohet me Prishtinën ose Gjilanin.

“E kam thënë edhe më herët që synimi i Llapit është Kupa e Kosovës dhe do të tentojmë ta fitojmë për herë të tretë radhazi. Dua qenë gjysmëfinale të takohem me njërën mes Prishtinës dhe Gjilanit, por edhe Vushtrria përkundër se është në Ligën e Parë ka një skuadër të mirë. Gjithsesi ne duhet ta shikojmë vetën dhe duam ta fitojmë trofeun”, përfundoi Batatina./IndeksOnline/