75 Mall Live Search
23:48 / E Diele, 30 Prill 2023 / C E

Batatina “thumbon” trajnerin grek të Dritës: Në Kosovë ka ardhur pa pagë, e ka veç për promovim

Drita ka fituar ndeshjen e parë nën drejtimin e trajnerit grek, Akis Vavalis.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina thekson se trajneri i ri i Dritës, ka ardhur në Kosovës vetëm që të promovohet dhe ta pasurojë CV e tij.

Kam informacione se trajneri i ri i Dritës nuk merr rrogë mujore, por ka ardhur vetëm të promovohet në futbollin kosovar. Ky ka ardhur në Kosovë ta pasurojë CV e tij. Drita është sigurtë në Evropë, dhe kjo do të jetë promovim për të”, tha Batatina në Ekipi A.