19:13 / E Diele, 21 Qershor 2020 / C E

Batatina vazhdon kritikat ndaj gjyqtarëve edhe pas ndeshjes me Niklin

Kanë përfunduar dy takimet e sotme të fundit të xhiros së 25-të në Ipko Superligë.

Feronikeli ka shënuar fitore me rezultatin 2:1 në derbi ndaj Llapit.

Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka pasur një sërë kritikash ndaj gjyqtarëve të ndeshjes në krye me Dardan Çakën.

Për ndeshjen ne e dominuam, ata u vërejt që ne asnjë aspekt nuk mund të na mposhtin neve, por Llapi nuk mund të luajë ndaj 15 personash dhe do të shohim kur të vijnë arrinë në Podujevë sesi do t’i presim ne pasi na dëmtuan edhe këtu”, tha fillimisht Batatina për SSK.

Unë gjithmonë kam thënë që skuadrat që na mposhtin duhet uruar fitoren, por ne sot u dëmtuan me dy penallti pasi nuk kishin, ndërsa ndaj nesh nuk u akordua një e tillë”.

Nuk ishte një Feronikeli i fortë, pasi në momente nuk e ka parë topin por i urojë për fitoren”. /IndeksOnline/