75 Mall Live Search
17:16 / E Diele, 04 Tetor 2020 / indeksADMonline

Batatina vjen me deklaratë të “çuditshme” pas ndeshjes me Prishtinën


Skuadra e Prishtinës dhe Llapit barazuan pa gola në takimin e xhiros së pestë në Superligën e Kosovës në futboll.

Në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina dhe Llapi e mbylln takimin në 0:0, shkruan IndeksOnline

Pas, ndeshjes foli edhe tekniku i Llapit, Tahir Batatina, ku tha se skuadra e tij bëri një ndeshje të mirë sot dhe se futbollistët ishin të vëmendshëm gjatë gjithë kohës.

“Pas fillimit jo të mirë të kampionatit kemi bërë ndeshje të mira dhe këtë ndeshje kemi qenë të vemendshem, Llapi do të rikthehet fuqishëm. Kemi luajtur një ndeshje të mençur, nuk lejuam kundërshtarët të na rrezikojnë shumë. Po të ishim më të vëmendshëm mund ta fitonim ndeshjen, por sido që të jetë kam besim të plotë në këta lojtarë. Sot është vërejtur që skuadra ka filluar të komponohet. Rezultati real i takimit të sotëm ishte barazimi”, tha fillimisht Batatina pas ndeshjes.

Ndërkaq, Batatina komentoi edhe zërat për një largmim të mundshëm nga Llapi.

 “Peshku pa uje nuk jeton dhe Llapi pa Batatinen nuk funksionon”, përfundoi ai.