75 Mall Live Search
16:14 / E Diele, 21 Nëntor 2021 / C E

Batatina: Zëvendësimet e qëlluara vendosen ndeshjen

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është shprehur i lumtur me fitoren e thellë të shënuar ndaj Ballkanit, 4:1.

Trajneri i llapjanëve pas ndeshjes ka lavdëruar lojtarët për angazhimin dhe për fitoren në takimin ndaj Ballkanit, të dielën në Merdar.

Nuk ka qenë ndeshje e lehtë. E dimë që kemi luajtur ndaj një skuadre e cila ishte në pozitën e parë dhe duhet të jeni të kujdesshëm ndaj një kundërshtari të fortë. Në pjesën e parë nuk luajtëm kënaqshëm, loja nuk ishte e rrjedhshme. Në pjesën e dytë ju kam thënë lojtarëve se duhet të ndryshojmë nëse duam të fitojmë. Në momentin e pranimit të golit ndryshova skemën duke bërë zëvendësimet e qëlluara. Trajneri nuk është për të mbajtur vetëm stërvitje, kështu e kam përgatitur ndeshjen dhe në fund erdhi rezultati. Nuk jemi zmbrapsur, kemi vazhduar të sulmojmë deri në fund dhe ia arritëm objektivit”, ka thënë Batatina, ndër të tjera.