20:29 / E Diele, 02 Gusht 2020 / indeksADMonline

Batllava këtë të dielë si “plazh”, ska distancë e as maska!

Njerëz të shumtë kanë zgjedhur liqenin e Batllavës, për të kaluar këtë ditë vikendi.

Ambienti që ngjason me një plazh, nuk e ka lënë pa u rënë në sy as forcave të rendit.

Për të kryer kontrolla rutinore, kanë dalë gjatë ditës edhe Policia e Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Kolona të gjata janë krijuar pasditen e sotme.

Megjithëse, vazhdimisht po bëhet thirrje që të respektohet distanca, e të mbahen maska, sot në këtë pjesë të vendit duket se nuk është zbatuar sa duhet.

Kujtojmë faktin se gjatë 24 orëve të fundit janë  shënuar 245 raste të reja, derisa 133 të tjerë janë shëruar nga Covid-19.

Ndërkohë, që edhe më tej me të infektuar vazhdon të prijë Prishtina. /IndeksOnline/