75 Mall Live Search
21:40 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Baton Haxhiu: Gjermania nuk e ka përkrahur Pavarësinë e Kosovës as bombardimet e NATO’s

Publicisti Baton Haxhiu ka thënë se Gjermania nuk e ka përkrahur pavarësinë e Kosovës aq shumë e aq bombardimet e NATO’s të vitin 1999.

Haxhiu ka thënë se shteti që e ka ndihmuar seriozisht Kosovën në çdo aspekt është Britania e Madhe.

“Gjermania nuk e ka përkrahur pavarësinë e Kosovës, as bombardimet. Shteti që e ka ndihmuar seriozisht Kosovën në çdo aspekt është Britania e Madhe. Edhe më shumë se Amerika. Nga përvojat e mia të deritanishme, Gjermania nuk e ka përkrah aq shumë Kosovën”, ka thënë Haxhiu.

Madje, ai ka thënë se Samiti i Berlinit do të krijojë përçarje mes Amerikës dhe Gjermanisë, shkaku i çështjes së Kosovës.

“Samiti i Berlinit ka për qëllim që të forcojë politikën e dobët të Kosovës, që i bie nga një lider që ka udhëhequr një proces, në dy liderë që po përplasen. I gjithë Samiti është i ndërtuar mbi ftesën e Haradinajt i cili ka kundërshtuar idenë për ndryshim kufijsh. Në pamje të padukshme, po Gjermania është prezent në përkrahjen e taksës dhe Haradinajt. Arsyeja e parë ka të bëjë me një konflikt apo mosmarrëveshje mes SHBA’së e Gjermanisë, duke filluar nga Rusia, NATO, Polonia e probleme me Këshillin e Sigurimit. Janë të rëndësishme për t’u sqaruar. Një problem që i shtohet kësaj përplasje është edhe Kosova. Periferia është viktimë e përplasjeve të mëdha. Nuk besoj që Amerika është e interesuar të jetë brenda Berlinit, pasi në vitin 2013 i ka dhanë mandatit Gjermanisë të rregullojë problemin e Ballkanit, e në vitin 2019 ky pr9oblem është ashpërsuar sa Qeveria e Bosnjës s’po mund të formohet, pra Bosnja është në shkatërrim e sipër. Gjermania që 78 vite ka humbur kohë për të ndërtuar raporte relaksuese mes Kosovës e Serbisë, për të cilën Merkel, Thaçi, Vuçiq e Mustafa e kanë përfunduar me arritjen e marrëveshjes së Asociacionit”, ka thënë Haxhiu në ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini.