Baton Zabërgja në formacionin e sezonit në Superiore të Shqipërisë

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Baton Zabërgja, është futur në formacionin e sezonit në Superiore të Shqipërisë.
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar 11-shen më të mirë të sezonit 2024/25, shkruan Indeksonline
Në këtë mes është edhe lojtari kosovar i Dinamo City, Baton Zabërgja, i cili bëri një super sezon.
24-vjeçari gjatë këtij sezoni në ligë zhvilloi 34 ndeshje, shënoi 12 gola dhe bëri 9 asiste./Indeksonline/
