Baton Zabërgja shënon gol në Kupën e Ukrainës, feston me shqiponjë
Skuadra e Metalist 1925 është duke fituar minimalisht 1:0 ndaj Lokomotyv Kyiv në ndeshjen e vlefshme të Kupës së Ukrainës.
Golin e vetëm deri më tani e ka shënuar futbollisti kosovar, Baton Zabërgja, shkruan Indeksonline
“Zabi” shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 15-të.
Ky ishte goli i dytë i futbollistit të Kombëtares së Kosovës në të gjitha garat./Indeksonline/

