75 Mall Live Search
15:00 / E Shtunë, 16 Maj 2026 / Gj Sh

Baton Zabërgja shënon gol të bukur në Ukrainë, feston me shqiponjë (VIDEO)

Baton Zabergja ka shënuar tjetër gol në kampionatin ukrainas të futbollit.

25-vjeçari kosovar i dha epërsinë skuadrës së Metalist 1925 ndaj skuadrës së Epitcentr, me një gol të bukur në minutën e 22-të, shkruan IndeksOnline.

Pas golit, Zabërgja u pa duke festuar me shqiponjë, derisa iu bashkangjit edhe bashkëlojtari ukrainas, Vladyslav Kalitvintsev.

Ky ishte goli i dytë në dy ndeshjet e fundit për Baton Zabërgjen dhe i katërti në këtë sezon me fanellen e Metalist 1925./IndeksOnline/