75 Mall Live Search
18:33 / E Martë, 19 Gusht 2025 / BA

Baton Zabërxha zyrtarizohet te skuadra ukrainase

Kosovari Baton Zabërxha është transferuar te klubi ukrainas, Metalist 1925.

Zabërxha kalon tek të Verdhët pasi shkëlqeu në fanellën e Dinamos së Tiranës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi në faqen e vet zyrtare ku edhe ka publikaur fotografitë e 25-vjecarit.

Ata kanë njoftuar se ujdia vlen për tre vjet plus me një vit tjetër si opsion.

Ish-lojtari i Gjilanit do të bartë numrin 72 te skuadra e tij e re.

Dinamo City fitoi rreth 800 mijë euro nga ky transferim.