75 Mall Live Search
13:53 / E Enjte, 07 Maj 2020 / indeksADMonline

Batroviç kujton foton në stadiumin e Prishtinës: Bën falënderim të madh për tifozët

Kanë kaluar 37 vite nga kjo fotografi e rrallë dhe shumë atraktive nga derbi Prishtina-Partizani i Beogradit, zhvilluar në stadiumin e qytetit në Prishtinë në vitin 1983, para afro 40.000 shikuesve.

E Zoran Batroviçi, ish sulmuesi i gjeneratës së artë të KF Prishtina të viteve të 80-ta, fotografinë e kujton me mall të madh.

E veçanta e kësaj fotoje është se në atë ndeshje të madhe ish-sulmuesi malazez e kishte ditëlindjen (4 qershor 1958) dhe atij i ishte bërë një befasi e këndshme nga ëmbëltorja Elida. Batrovic mbushte 24 vjet.

Ishte një surprizë për mua para derbit me Partizanin e Beogradit në stadiumin e qytetit në Prishtinë. E sollën një tortë të madhe. Edhe sot i falënderoj shumë të gjithë për tortën. Falenderim të madh edhe për tifozët e Prishtinës. Unë atë ditë e kisha ditëlindjen, mbushja 24 vjet. Kënaqësia ishte edhe më e madhe sepse atë ditë e mposhtëm Partizanin e madh me rezultat 2-1. Unë dhe Fadil Vokrri i patëm shënuar golat”, kujton ish-sulmuesi Zoran Batroviç për gazetarin Reshat Ibrahimi. Ai sot jeton në Podgoricë të Malit të Zi.

Zoran Batrovic së bashku me Fadil Vokrri (i ndjerë) përbënin dyshen e frikshme për çdo kundërshtarë.