75 Mall Live Search
20:24 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / Blerim

Batuta e Sveçlës për Mustafën: Ne iknim si kreshnika e ata na ndiqnin si frikacak

Ish-ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në FB i është kundërpërgjigjur liderit të LDK-së, Isa Mustafa, ku ky i fundit humbjen në zgjedhjet e djeshme lokale në Podujevë i cilësoi si akt të demokracisë, derisa për fitoren e VV-së, tha se janë të etur për pushtet.

Ky është postimi i Sveçlës:

I pari i LDK’së deklaron se partia e tij e merr humbjen si akt të dekmoracisë, derisa gëzimin e Vetëvendosjes për fitoren në Podujevë e sheh si etje për pushtet.

Kjo deklaratë qesharake po ma kujton batutën me ate malazezin i cili nje betejë e spjegon me fjalet;

“Ne iknim si kreshnika e ata na ndiqnin si frikacak”.