75 Mall Live Search
11:36 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

Bavaria, do të testojë për koronavirusin 13 milionë banorët e saj!

Provinca e Bavarisë e Gjermanisë është duke planifikuar të testojë për koronavirusin të gjithë qytetarët e saj. Qeveria e kësaj zone do të testojë 13 milionë qytetarë, pavarësisht a kanë ose nuk kanë simptoma.

Ky plan do të bëhet në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe do të përzgjidhen qindra mjekë të përgjithshëm që do ta udhëheqin aksionin, shkruan Indeksonline.

Një pjesë e shpenzimeve për testime do të hiqet nga sigurimi shëndetësor, ndërsa pjesa tjetër do të hiqet nga Qeveria lokale bavareze.

Ditëve të fundit ka pasur rritje të madhe të rasteve me koronavirusin në Bavari dhe udhëheqësit e kësaj zone e shohin këtë plan si zgjidhjen më të mirë parandaluese ndaj koronavirusit./Indeksonline/