75 Mall Live Search
16:35 / E Premte, 23 Janar 2026 / Gj Sh

Bayer Leverkusen synon transferimin e portierit të Manchester Cityt

Bayer Leverkusen po shqyrton mundësinë e transferimit të portierit të Manchester Cityt, Stefan Ortega.

Sipas asaj qëraporton gazetari i njohur Matteo Moretto, skuadra gjermane është në kërkim të përforcimeve në portë dhe Ortega shihet si një opsion serioz për sezonin e ardhshëm, shkruan IndeksOnline.

Portieri 31-vjeçar ka treguar paraqitje të mira sa herë që i është dhënë mundësia te Manchester City.

Për momentin nuk ka ende negociata zyrtare mes klubeve, por kjo pritet të ndodh në ditët e ardhshme./IndeksOnline/