75 Mall Live Search
10:22 / E Martë, 13 Shtator 2022 / C E

Bayern – Barcelona, ja kush është favoriti sipas kompanive të basteve

Robert Lewandowski do të rikthehet në “Alianz Arena”, kësaj radhe si kundërshtar i ish-ekipit të tij.

Bayern Munchen dhe Barcelona takohen në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Indeksonline.

Të dy skuadrat e shijuan fitoren në ndeshjen e parë dhe tani do të luftojnë për të marr kreun e tabelës.

Ekipi vendas është i favorizuar në këtë garë dhe me të drejtë, kështu që Bayern ka qenë vazhdimisht një nga klubet më të mira të Evropës. Barcelona e ka nisur mirë këtë sezon me transferimet e reja por është ende shumë herët për të thënë se janë kthyer në mesin e elitës.

Fitorja e Bayernit është kuotuar me notën 1.53 nga kompanitë e basteve derisa fitorja e Barcelonës kuotohet me notën 2.37. /IndeksOnline/