75 Mall Live Search
09:27 / E Martë, 13 Shtator 2022 / C E

Bayern – Barcelona, këto janë formacionet e mundshme

Një përplasje e madhe evropiane zhvillohet sonte teksa përballen dy gjigantët, Bayern Munich dhe Barcelona.

Të dyja palët që paraqiten në këtë ndeshje filluan në mënyrë perfekte ndeshjet e tyre hapëse, shkruan Indeksonline.

Barcelona shkatërroi absolutisht Viktoria Plzen, me Robert Lewandowskin që provoi se është ende një nga emrat më të mirë duke bërë një tregolësh në debutimin e tij evropian me Barcën.

Sa për Bayernin, ata e mposhtën Interin në Giuseppe Meazza falë një performance të frymëzuar nga Leroy Sane. Ish-futbollisti i Manchester Cityt ishte vendimtar në fitoren 2-0.

Këto janë formacionet e mundshme:

Bayern Munich: Neuer; Pavard, De Ligt, L Hernandez, Davies; Kimmich, Sabitzer; Gnabry, Muller, Sane; Mane

Barcelona: Ter Stegen; Kounde, Araujo, E Garcia, Balde; Gavi, Busquets, Pedri; Raphinha, Lewandowski, Dembele