Bayern del me njoftim për lëndimin e Alphonso Davies, ja sa do të mungojë

Ylli i Bayern Munchen, Alphonso Davies, ka pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Hertha Berlin.
Mbrojtësi u detyrua të tërhiqej në mes të ndeshjes pasi ndjeu një dhimbje në pjesën e pasme të kofshës në pjesën e dytë dhe u zëvendësua, transmeton IndeksOnline.
Klubi bavarez ka njoftuar se Devis do të mungoj në dy ndeshjet e radhës të Bayern, por ai do të jetë i gatshëm të paraqitet me Kanadanë në Kampionatin Botëror.
”FC Bayern do të jetë pa Alphonso Davies për dy ndeshjet e mbetura të Bundesligës para pushimit dimëror. Mbrojtësi 22-vjeçar pësoi një tendosje të kërdhokullës në fitoren 3-2 në Hertha BSC të shtunën. Diagnoza u konfirmua nga njësia mjekësore e kampionëve të rekordeve gjermane. Pjesëmarrja e kanadezit në Botërorin e Katarit nuk është në rrezik.”, thuhet në komunikatën e Bayern.
Davies është ylli kryesor i një ekipi kanadez që u kualifikua në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1986.
Ata ishin një nga surprizat kryesore në rajon, pasi mposhtën të dy të ashtuquajturit ‘gjigantët e CONCACAF’ (Meksikën dhe Shtetet e Bashkuara)./IndeksOnline/