Bayern e gjen zëvëndësuesin e Alabas në Angli, ia propozon një serb!

Bayern Muncheni pritet t’i ndajë rrugët në këtë muaj me David Alabanin. Mbrojtësi austriak nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët për vazhdimin e kontratës me bavarezët.
Mbrojtësi i ri anglez, Omar Richards, është në vëmendjen e kampionit të Evropës. 22- vjeçari po kalon në formë fantastike te Readingu.
Trajneri i Readingut, serbi Veljko Paunoviq u ka propozuar bavarezëve blerjen e talentit anglez.
Richardsi luan për grupmoshat U21 të Anglisë dhe po kërkohet nga shumë skuadra të Premierligës.
Bayerni ka filluar bisedimet me Readingun dhe nëse ka pajtim për shumën e transferit, blerja mund të kompletohet në fund të javës./Indeksonline/