Bayern fiton dhe rimerr vendin e parë në Bundeligë

Bayern Munchen ka fituar me rezultat 3-0 për ta rimarrë vendin e parë në Bundeligën e Gjermanisë. Choupo-Moting (31’), Coman (40’) dhe Musiala (45+1’) shënuan golat për Bayernin, gola këto që e rikthejnë në pozitën e parë Bayernin
Bayerni e ka kryer detyrën sonte në Allianz Arena për të fituar dhe rikthyer në pozitën e parë të Bundesligës.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 31-të te ndeshjes. Erik Choupo-Motting shënoi një gol me kokë pas një krosimi që bëri Coman në zonë.
Në minutën e 40, Bayerni e dyfishoi epërsinë. Muller e gjeti për mrekulli Coman i cili u lirua dhe shënoi për rezultat 2-0.
Goli i tretë erdhi para fundit të pjesës së parë. Muller bëri një pasim kësaj radhe për Musiala i cili nuk gaboi dhe shënoi gol për rezultat 3-0 në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë rastin e parë e pati Bayern Munchen me anë të Alphonso Davies por që goditja e tij u prit nga Ronnow, portier i Union Berlinit.
Union Berlin pati mundësi që ta zvogëlojë epërsinë e Bayernit në minutën e 58-të por goditja e Becker përfundoi mbi portë.
Në minutën e 72-të Muller u lirua mirë në zonë dhe goditi topin por që Ronnow përsëri bëri një pritje të mirë.
Kjo fitore dërgon Bayernin në vendin e parë në Bundesligë me pikë po aq sa Borussia Dortmund që tani zbret në vendin e dytë.
Ndeshjen e ardhshme bavarezët do ta luajnë si mysafirë i Stuttgartit, kurse Union Berlin pret në shtëpi skuadrën e FC Koln.