Bayern ‘fluturon’ në krye, Rashica debuton te Werderi
Bayerni i Munich-ut vijon të ‘vrapojë’ drejt titullit kampion, teksa sot ka kaluar edhe pengesën e radhës, Mainzin dhe e ka çuar në 18 pikë diferencën nga Leverkuseni ndjekës. Bavarezët e Heynckesit kanë triumfuar me rezultatin 0-2, falë golave të shënuar nga Ribery dhe James Rodriguez, në 45-minutëshin e parë.
2️⃣ goals
2️⃣ volleysHappy with the first half? #M05FCB pic.twitter.com/KTCcBEjZV4
— FC Bayern English (@FCBayernEN) February 3, 2018
Milot Rashica luajti për 56 minuta në debutimin e tij me skuadrën gjermane të Werder Bremenit, por pa arritur të lërë gjurmë. Nga ana tjetër, ekipi i tij arriti të përmbysë rezultatin e pjesës së parë, duke dalë me një 3-pikësh të rëndësishëm nga kjo transfertë.
? AND IT’S THE EQUALISER! Free-kick spilt by Fährmann and #Kruse smashes it home! GET IN! // (79′) #werder #s04svw 1-1 pic.twitter.com/AKcNHDWtvd
— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) February 3, 2018
Amir Abrashi është rikthyer në një titullar të padiskutueshëm te Freiburgu, që këtë herë ndali edhe Leverkusenin e vendit të dytë, në barazim 0-0. Mesfushori i kombëtares shqiptare u ndëshkua edhe me një karton të verdhë, ndërsa ishte nga më të mirët për skuadrën e tij.
Vetëm barazim 1-1 u regjistrua edhe në dy sfidat e tjera Volfsburg-Stuttgart dhe Hertha Berlin-Hoffenhaim.