Bayern gabon, Dortmund fiton dhe rimerr kreun në Bundesligë
Bayern Munich nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Freiburgut të Abrashit. Skuadra e Kovac ka bërë një hap fals në luftën për titulllin kampion.
Bavarezët e nisën keq që në fillim sfidën teksa vendasit realizuan që në minutën e 3 me autor sulmuesin Holer.
Ndërkohë Bayern barazoi me Lewandowsin në minutën e 22 por që deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar pavarsisht se miqtë dominuan.
Në anën tjetër, barazimi i Bayernit i erdhi në ndihmë Dortmundit, të cilët në fund të ndeshjes kundër Wolfsburgut shënuan dy golat e fitores, dhe tani kanë rimarrë kreun në tabelën e Bundesligës.
Dy golat e vetme në këtë ndeshje i shënoi Paco Alcacer, i cili ka qenë shpeshherë vendimtar për klubin gjerman gjatë këtij sezoni.
Pas ketij barazimi Bayern zbret në vend të dytë me 61 pikë, dy pikë më pak se Dortmundi kryesues. /IndeksOnline/