Bayern gjunjëzohet në ‘Olimpico’, Lazio fiton ‘betejën’ e parë

Lazio e ka fituar përballjen e parë ndaj Bayern Munchi, në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Rezultati përfundimtar në ”Stadio Olimpico” ishte 1-0 për skuadrën italiane, shkruan IndeksOnline.
Heroi i Lazios ishte Ciro Immobile, i cili u tregua i skat nga penalltia në minutën e 69-të.
Bayerni nga ky moment luajti me një lojtar më pak, pasi Upammecano u ndeshkua me karton të kuq.
Ndeshja e kthimit zhvillohet më 5 mars në ”Allianz Arena”./IndeksOnline/