75 Mall Live Search
16:18 / E Hënë, 12 Gusht 2019 / indeksADMonline

Bayern hidhet në sulm për Coutinhon

Duket se e ardhmja e Philipe Coutinhos është larg Barcelonës.

Katalunasit kanë zhvilluar kontakte me shumë skuadra gjatë kësaj vere, sidomos në Angli por nuk është arritur akordi.

Së fundi në garë për Coutinhon ka hyrë edhe Bayern Munchen.

Sulmuesi brazilian nuk ka pasur sukses gjatë periudhë së tij te Barcelona duke shënuar vetëm 5 gola në La Liga, prej viti 2018 kur ishte transferuar nga Liverpooli. /Indeksonline/