75 Mall Live Search
22:24 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Bayern i afrohet Dortmundit dhe kërcënon Liverpoolin

Bayern Munchen ka arritur fitore të rëndësishme në udhëtim te Augsburg. Skuadra e Kovac ka arritur dy herë të shkrijë disavantazhin për të fituar me rezultat 2-3.

Në pjesën e parë u shënuan plot 4 gola pranë rezultatit 2-2.

Por, Alaba me një gol të bukur arriti që tu siguroi bavarezëve maksimumin e pikëve nga kjo përballje.

Tani diferenca me Dortmund është vetëm 2 pikë, por që liderët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kjo fitore mund të jetë edhe një kërcënim për Liverpoolin para përballjes të së martës në Champions League./Indeksonline/