22:59 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Bayern ia fal një pikë Kopnhagenit

Bayern Munich është ndalur nga Copenhagen.

Rezultati përfundimtar në ”Allianz Arena” ishte i barabartë 0-0, shkruan IndeksOnline.

Ky barazim ishte i nevojshëm për Copenhagenin, e cila renditet në vendin e dytë të Grupit A, me 5 pikë, aq sa ka edhe Galatasaray, dhe shpreson në kualifikim për fazën e eliminimit direkt në Champions League.

Bayerni e ka siguruar kualifikimin, pasi është lidere e grupit me 13 pikë.

E fundit në grup është skuadra e Manchester United, e cila ka 4 pikë.

Në ndeshjen e fundit, Manchester United luan si nikoqire e Bayernit, ndërsa Copenhagen e pret Galatasarayn./IndeksOnline/