Bayern konfirmon lëndimin e Neuer, nuk dihet rikthimi i tij

Manuel Neuer ka pësuar një lëndim të ri.
Portieri gjerman ka pësaur lëndim në fitoren 3-0, ndaj Bayer Leverkusenit, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Champions League, shkruan IndeksOnline.
Bayern konfirmon se ai pësoi një fibër muskulore të grisur në këmbën e tij të djathtë gjatë ndeshjes kundër Leverkusen.
Neuer u lëndua ndërsa festonte njërin nga golat.
Rikthimi i tij në fushën e gjelbërt është i paparishikueshëm, por kjo do të mësohet gjatë ekzaminimeve mjekësore./IndeksOnline/