75 Mall Live Search
15:48 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Bayern konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, 4 javë pa të

Bayern Munchen ka konfirmuar lëndimin e Ivan Perisic. Ylli kroat do të mungojë së paku 4 javë.

31-vjeçari kroat pësoi një frakturë në kyçin e këmbës gjatë stërvitjes të martën.

“Do të duhen afërsisht katër javë që lëndimi të shërohet. Pastaj ai do të kthehet në stërvitje. Nuk do të jetë e lehtë për ne sepse Ivan ishte në formë të mirë “tha trajneri i Bayernit, Hansi Flick.

Perisic do të humbas ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve ndaj Chelseat./Indeksonline/