Bayern kthehet në normalitet, fitore bindëse ndaj Hannoverit
Bayern Munich duket se ka kaluar krizën e rezultateve në kampionatin gjerman, teksa kanë fituar bindshëm në transfertë 4-0 ndaj Hannoverit.
Bavarezët e këthyhen në një stërvitje këtë takim duke shënuan që ne minutën e parë me anë të mbrojtësit Joshua Kimich.

Në minutën e 28 skuadra e Kovac dyfishoi rezulatin me anë të një supergoli të shënuar nga Davide Alaba, duke mbyllur pjesën e parë me avantazhin e dy golave.
Ndërkohë me fillimin e fraksionit të dytë Bayern shënoi dhe dy gola të tjerë të shpejtë me autor Serge Gnabry dhe Robert Leëandoëskit, duke vulosur shifrat përfundimtare 4-0.
Pas kësaj fitore Bayern Munich ngjitet në vënin e dytë me 30 pikë 6 pikë larg kreut që mbahet nga Borusia e Dortmundit e cila ka nje ndeshje me pak.