75 Mall Live Search
15:15 / E Diele, 09 Qershor 2024 / Gj. Sh

Bayern Munchen arrin marrëveshje me Joao Palhinha

Bayern Munchen ka arritur marrëveshje personale me futbollistin Joao Palhina.

Mesfushori portugez është bindur me kushtet personale, derisa Bayern ka gati edhe kontratë, shkruan IndeksOnline.

”Sky Sport De” raporton se Bayern tani do të diskutojë me skuadrën e Fulhamit.

Skuadra angleze kërkon së paku 45 milionë euro për ta lënë të lirë portugezin.

Palhina ishte afër transferimit te Bayern Munchen edhe verën e kaluar, por në fund klubet nuk u morrën vesh rreth çmimit./IndeksOnline/