75 Mall Live Search
11:52 / E Hënë, 05 Tetor 2020 / indeksADMonline

Bayern Muncheni bën transferin surprizë të ditës

Bayern Muncheni është përkujdesur për një transfer surprizë. Kampionët e Evropës kanë arritur marrëveshjen për rikthimin në skuadër të Douglas Costës.

Ylli i Juventusit do të luajë si huazim te bavarezët këtë edicion. 30-vjeçari është nisur për Gjermani ku do t’u nënshtrohet testeve mjekësore, para se të bëjë rikthimin surprizë.

Costa nuk bën planet e Pirlos këtë edicion, gjë të cilën ia ka kumtuar vetë trajneri.

Braziliani në edicionin e fundit është përballur vazhdimisht edhe me lëndime duke humbur 21 ndeshje në total./Indeksonline/