Bayern Munchen del me njoftim zyrtar për lëndimin e Stanisic
Bayern Munchen ka dhënë detaje zyrtare për lëndimin e kroatit Stanisic.
Pas ekzaminimeve mjekësore është bërë e ditur se bavarezët do të jenë disa ndeshje pa mbrojtësin, por nuk është bërë e ditur se sa kohë jashtë fushave do të jetë.
“FC Bayern Munich do të duhet të luajë pa Josip Stanišić për momentin . Mbrojtësi pësoi një dëmtim në ligamentet e kyçit të këmbës së djathtë gjatë ndeshjes së Bundesligës të së dielës në mbrëmje kundër VfL Wolfsburg. Kjo u konfirmua nga një ekzaminim i kryer nga departamenti mjekësor i FC Bayern” thuhet në njoftim./Indeksonline/

