75 Mall Live Search
11:45 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Bayern Munchen del skuadra e parë që e mohon planin për krijimin e një lige të re

Bayern Munchen është skuadra e parë që e ka mohuar se është pro krijimit të një Super League Europiane. Madje skuadra e madhe gjermane është e befasuar se si është gjendur emri i saj në dokumentin e nënshkruar nga 16 skuadrat më të mëdha evropiane.

Karl-Heinz Rummenigge ka thënë se sa të jetë ai president i skuadrës, nuk do të lejojë kurrë një plan të tillë.

“FC Bayern München qëndron në anëtarësimin e tij në Bundesligë dhe UEFA Champions League. Ne jemi kundër planeve për krijimin e një Super League. Madje, jemi të befasuar se si është gjendur emri i skuadrës tonë në një listë të publikuar në media” thuhet në reagimin e Bayern Munchen./Indeksonline/