Bayern Munchen dënon Comanin me 50 mijë euro, erdhi në stërvitje me Mercedes në vend të AUDI-së

Futbollisti francezi i Bayern Munchen, Kingsley Coman është dënuar nga klubi bavarez me 50 mijë euro gjobë.
Kjo pasi ai theu rregullat e klubit gjerman, transmeton Indeksonline.
Ai erdhi me veturë të tipit “Mercedes” në stërvitje dhe kjo nuk është e lejueshme tek klubi gjerman, raporton GMS.
Bayern Munchen obligon të gjithë futbollistët që në stërvitje të vijnë me vetura të tipit AUDI.
Kjo pasi ka marrëveshje me markën e njohur të veturave./Indeksonline/