Bayern Munchen do të transferojë Leroy Sane dhe Nicolas Pepe për 165 milionë euro
Bayern Munchen thuhet se do të transferojë Leroy Sane dhe Nicolas Pepe për një tarifë të kombinuar prej 165 milionë euro.
Sane thuhet se do të transferohet për 90 milionë euro, ndërsa Pepe do të transferohet nga Lille me shumën prej 75 milionë euro, transmeton Indeksonline.
Ai do të jetë një transferim i madh për kampionët e Bundesligës pasi njoftuan më parë marrëveshjet për dyshen Lucas Hernandez 80 milionë euro dhe Benjamin Pavard 35 milionë euro.
Pas largimit të Franck Ribery dhe Arjen Robben, Bayerni dëshiron të forcohet më shumë.
Karriera e Sane ngeci në Manchester City këtë sezon, por ai ende arriti të shënojë 10 gola në 31 paraqitjet në Premier League.
Sa për Pepe, ai ishte një nga lojtarët më të mirë në Ligue 1, duke shënuar 22 gola dhe duke asistuar 11 në 38 ndeshje.
Pepe gjithashtu mund të luajë si sulmues.
Me një mbrojtje të re dhe të përmirësuar dhe sulmin e përmisuar, Bayern mund të jetë një nga favoritët kryesorë për Ligën e Kampionëve në 2019/20./Indeksonline/.