75 Mall Live Search
08:51 / E Diele, 09 Korrik 2023 / Gj. Sh

Bayern Munchen dorëzohet për Harry Kane

Skuadra e Bayern Munchen janë në prag të heqjes dorë nga shërbimet e Harry Kane.

Sipas asaj që raporton “Tyc Sport”, “bavarezët” nuk do të ndjekin më sulmuesin anglez për shkak të vështirësisë së përballjes me Daniel Levy në negociata, shkruan IndeksOnline.

Bayern Munchen ka ofruar 70 milionë euro plus bonuse në drejtim të Tottenhamit për shërbimet e Kane, por ‘’gjelat’’ ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Kujtojmë që të mërkurën, trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel ka qëndruar në ishull dhe është takuar me Kane në shtëpinë e tij, për ta bindur të transferohet në gjermani./IndeksOnline/