Bayern Munchen e fiton garën me Realin dhe Chelsean për Woltemade

Skuadra e Bayern Munchen është shumë pranë transferimit të futbollistit, Nick Woltemade.
23-vjeçari që luan te Stuttgarti ka paralajmëruar klubin e tij se dëshiron largimin dhe vetëm skuadrën bavareze, shkruan Indeksonline
Fabrizio Romano raporton se 23-vjeçari tashmë pritet të nënshkruaj me Bayern Munchen, kampionin e Bundesligas.
Për sulmuesin të interesuar kanë qenë edhe skuadrat tjera, përfshi këtu Chelsean dhe Real Madridin.
Gjatë sezonit të kaluar, sulmuesi gjerman shënoi 12 gola dhe bëri dy asiste në Bundesliga./Indeksonline/