75 Mall Live Search
15:14 / E Mërkurë, 20 Maj 2020 / indeksADMonline

Bayern Munchen e mban të sigurt portën edhe për 3 vite të tjera

Bayern Munchen ka arritur marrëveshje me Manuel Neuer për zgjatjen e kontratës. Njëri nga portierët më të mirë ndonjëherë në futboll do të jetë “bavarez” deri në vitin 2023.

Lajmi sapo është zyrtarizuar nga faqja e klubit të madh gjerman.

Kishte thashëtheme ditëve të fundit se Neuer do të largohet nga Bayern, por që kampionët e Gjermanisë nuk kanë lejuar befasi duke arritur marrëveshje për kontratën e re./Indeksonline/