75 Mall Live Search
14:27 / E Enjte, 06 Janar 2022 / B O

Bayern Munchen e merr në skuadrën e parë Ibrahimovicin e Kosovës, është vetëm 16 vjeçar

Arijon Ibrahimovic është ftuar nga skuadra e parë e Bayern Munchen për ndeshjen e parë të 2022 ndaj Borusia Monchengladbach.

16 vjeçari prizrenas do të të ketë shansin për debutim në Bundesliga pasi bavarezët po përballen me mungesa të shumta për shkak të Covidit dhe lëndime të tjera.

Goretzka është i fundit që është futur në listën e lëndimeve ndërsa Choupo Moting ka shkuar në Kupën e Kombeve në Afrikë.

Manuel Neuer, Dayot Upamecano, Omar Richards, Leroy Sané, Kingsley Coman, Lucas Hernández, Tanguy Nianzou, Corentin Tolisso, Alphonso Davies, janë mungesat e Bayernit për shkak të Covidit.

Kosovari 16 vjeçar i Bayern Munchen ndodhej në Spanjë me juniorët gjermanë në stërvitje kur mori ftesën nga Nagelsman për tu grumbulluar për ndeshjen ndaj Monchengladbach./Indeksonline/