15:30 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / B O

Bayern Munchen e zyrtarizon talentin që luan te Kosova U21

Pas Arijon Ibrahimoviq, te Kosova mund ta shohim edhe një kosovar tjetër. Bëhet fjalë për Dion Berishën, lojtarin e Kosovës U21.

Berisha është transferuar te gjiganti gjerman nga akademia e Augsburg. Lojtari i lindur në Francë por me pasaportë të Kosovës është vetëm 20 vjeçar.

Dioni luan si mesfushor qëndror dhe është krahasuar me Michael Ballack.

“Dioni është talent ambicioz dhe ka punuar me përkushtim të madh te ekipi i Augsburgut. Ai ka fituar tashmë përvojë në ligën rajonale dhe ne jemi shumë të kënaqur që ai tani dëshiron ti kap majat në të ardhmen në futbollin profesionist”, tha drejtori sportiv i Bayern Munich Campus, Halil Altintop./Indeksonline/