10:19 / E Martë, 19 Dhjetor 2023 / L K

Bayern Munchen i del në ndihmë Realit për operimin e Alabas

Uli Hoeness ka zbuluar se Bayern Munich do të ndihmojë David Alaba me operacionin e tij të ligamentit të kryqëzuar të përparmë.

“Sot u përpoqa të kontaktoja David Alaba, por për fat të keq nuk munda. Në Bayern jemi siguruar që ai do të operohet në Innsbruck nga një mjek tek i cili kemi besim të madh”, shpjegoi presidenti nderi i klubit bavarez.

David Alaba, i cili u largua nga Bayern Munich në 2021 për të luajtur për Real Madrid, pësoi një dëmtim të rëndë në gju në ndeshjen e fundit ndaj Villareal./Indeksonline/