75 Mall Live Search
16:11 / E Mërkurë, 30 Gusht 2023 / L K

Bayern Munchen i huazon një sulmues Dinamo Zagrebit

Bayern Munchen i ka huazuar Dinamo Zagrebit një sulmues. Bëhet fjalë për talentin tejet premtues kroat, Gabriel Vidovic.

19-vjeçari, i cili ka bërë katër paraqitje për Bayern Munchen është huazuar deri në fund të sezonit te skuadra kroate.

“Dinamo Zagreb njihet për akademinë e mirë dhe gjithashtu për zhvillimin e lojtarëve të rinj në një nivel të lartë në futbollin profesionist. Jemi të bindur që Gabriel do të gjejë kushte ideale atje për të ndërmarrë hapat e ardhshëm dhe për të fituar përvojën e ndeshjeve” ka thënë drejtori i zhvillimit të të rinjve Jochen Sauer.

Sulmuesi kroat edicionin e kaluar ishte i huazuar te Vitesse në Holandë./Indeksonline/